Veprimi i thjeshtë në tavolinë që mund të na shpëtojë zemrën

schedule17:42 - 8 Prill, 2023

schedule 17:42 - 8 Prill, 2023

Shija që i jep kripa ushqimit tonë mund të jetë në fund të fundit negative për shëndetin e zemrës.

Sipas një studimi të ri, nëse zgjedhim të përdorim më pak kripë në ushqimin tonë, mund të përfitojmë nga funksioni i zemrës, duke parandaluar rrezikun e sëmundjeve të zemrës, dështimit dhe goditjes me një të pestën.

Konsumimi i tepërt i kripës është një faktor rreziku kardiovaskular, sepse çon në mbajtjen e lëngjeve në gjak, gjë që ushtron presion mbi enët tuaja të gjakut. Si rezultat, rritet presioni i gjakut dhe në të njëjtën kohë shanset për të shkaktuar një atak në zemër ose goditje në tru.

Për të llogaritur rrezikun, studiuesit e Universitetit Tulane shikuan të dhënat mjekësore të 176,570 britanikëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!