Antiterrori ka vendosur arrestimin e 34 vjeçarit autorit të plagosjes së 5 personave tek xhamia “Dine Hoxha” në Tiranë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se antiterrori ka ngritur akuzën veprime me qëllime terroriste nga Rudolf Nikollës i cili mesditën e kësaj të hëne ka plagosur me thikë 5 persona.
LEXO EDHE: Momenti kur besimtarët kapin autorin e plagosjes së 5 personave tek xhamia “Dine Hoxha”
Ndalimi dhe neutralizimi i 34 vjeçarit është bërë nga vetë besimtarët të cilët ndodheshin tek xhamia në kohën kur ndodhi dhe sulmi me thikë nga besimtarëve dhe një punonjësi të picerisë aty pranë.
Ndër të tjera kujtojmë se Rudolf Nikolla ishte shpallur në kërkim pasi akuzohej se kishte plagosur me thikë një person tek terminali në zonën e Laprakës. e.su./abcnews.al