Derbi i Madonninna përjetohet shumë në fushë dhe në shkallët e stadiumit. Ka nga ata që janë gati të bëjnë gjithçka për të ndihmuar skuadrën e zemrës.
Gjatë duelit të sotëm Milan-Inter, që përfundoi 3-2 për kuqezinjtë, një stjuart ka bërë një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re.
Ai ka hedhur një top në fushë në momentin që po tentonte një goditje Calhanoglu. I menjehërshëm ka qenë reagimi i organizatorëve të ndeshjes.
Ata a kanë larguar stjuartin dhe e kanë zëvendësuar atë me një tjetër, pasi veprimi i tij, që ndodh shpesh në kampionatin tonë, nuk mund të pranohej në nëj duel si derbi i Milanos. / abcnews.al
Molto brutto uno steward che ha buttato un pallone per interrompere l’azione con tiro di Calhanoglu: voi in Tv non l’avete visto, ma l’organizzazione l’ha sostituito dopo 10 secondi#Derby #MilanInter
— Tancredi Palmeri (@tancredipalmeri) September 3, 2022