Një kolazh dixhital nga artisti amerikan Beeple, që ekziston vetëm si një skedar JPG është shitur për një 69.3 milionë dollarë në Christie’s. “Everydays: The First 5,000 Days” është bërë vepra më e shtrenjtë NFT – një aset dixhital i koleksionueshëm që përdor teknologjinë blockchain për ta kthyer punën virtuale në një artikull unik.
Është një kolazh prej 5000 imazhesh individuale dhe është vlerësuar nga shtëpia e ankandit si vepra më unike në historinë e artit dixhital. Christie’s tha se 39-vjeçari Beeple, emri i vërtetë i të cilit është Mike Winkelmann, është tashmë në mesin e tre artistëve më të mirë së bashku me Jeff Koons dhe David Hockney.
Një fluks prej më shumë se 180 ofertash mbërritën në ankand, duke bërë që çmimi të shkonte në dhjetra miliona, për t’u shitur më pas me gati 70 milion dollarë nga ofertuesi përfundimtar. Grafisti ka punuar gjithashtu me artistë të njohur si Ariana Grande, One Direction, Nicki Minaj, Eminem dhe Zedd për të krijuar pamje për koncertet e tyre. /abcnews.al