Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Monitorimi i përbashkët i ujërave/ Shqipëri-Itali, tetë marrëveshje në fushën mbrojtëse

schedule13:10 - 13 Nëntor, 2025

schedule 13:10 - 13 Nëntor, 2025

Shqipëria dhe Italia do të bëjnë monitorim të përbashkët të ujërave detarë kundër flukseve migratore.

Dy ministrat e mbrojtjes Pirro Vengu dhe Guido Crosseto firmosën tetë marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes, industrisë ushtarake, emergjencat civile apo edhe operacionet e përbashkëta mes dy shteteve.

“Prej tre dekadash kjo është hera e parë që rinovojmë partneritetin ushtarak me Italinë, për shumë arsye brenda NATO-s, për arsye të industrinë ushtarake që duam të kemi në fokus nga të dyja brigjet e Adriatikut. Kemi dy marrëveshje që nënshkruhen mes kompanisë shtetërore “KAYO” dhe gjigantit italian “Fincantieri” për prodhimin e anijeve ushtarake dhe jo vetëm në Pashaliman. Kjo është një arritje domethënëse e mbledhjes mes dy qeverive. Një marrëveshje tjetër mes “KAYO-s” dhe një kompanie tjetër italiane “Leonardo”, e specializuar në teknologjinë ushtarake, mbrojtjen kibernetike me fokus të veçantë në tryezën e dy kryeministrave”, tha Pirro Vengu.

Përvec prodhimit të anijeve ushtarake, Shqipëria dhe Italia do të bashkëpunojnë edhe për prodhimin e municioneve dhe armëve.

Firmosja e tetë marrëveshjeve në fushën e mbrojtjes, për ministrin Vengu, shënon një kapitull të ri mbi të ardhmen e bashkëpunimet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!