Të shtunën, kur skadon dhe afati i vendosur ndaj presidentit venezuelian Maduro për shpalljen e zgjedhjeve të reja, në Venezuelë do të ketë protesta kundër tij. Por në shesh do të jenë dhe mbështetës të Maduros, të cilët akuzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës se duan të pushtojnë vendin.
Opozita ndaj presidentit Maduro në Venezuelë do të zbresë sërish në shesh. Një javë pas vetëshpalljes si president, Huan Guaido, deri një muaj më parë i panjohur, po përgatitet që të prezantojë planin e tij të veprimit pasi ka marrë sërish mbështetjen e presidentit amerikan Donald Trump.
Në protestat e së mërkurës Guaido u shpreh se ishte ndërtuar një mazhorancë, e cila kishte tashmë mbështetjen ndërkombëtare dhe atë të parlamentit. Ai tha se i duhej dhënë fund abuzimeve dhe të krijohej një qeveri tranzicioni për organizimin e zgjedhjeve të reja në vend.
Guaido pranoi se në javët e fundit ishin mbajtur takime sekrete me disa drejtues të lartë të ushtrisë venezueliane, mbështetja e së cilës do të ishte vendimtare.
Por kryetari i parlamentit të vendit nuk foli fare pë faktin se Maduro u deklaruar i gatshëm të ulej në tryezën e bisedimeve me opozitën, pa vënë në diskutim se mandati i tij skadon në vitin 2025. Mbështetësit e Maduros pretendojnë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatiten të pushtojnë vendin për të përmbysur regjimin.
Moska ndërkohë ka mbështetur publikisht Maduron, në një moment që tensionet në vend po përshkallëzohen, në pitje të protestës dhe anti protestës së të shtunës. Rreziku është ai i përplasjeev të përgjakshme, aq sa Papa Francesko u shpreh se i trembet një numri të madh viktimash./abcnews.al

