Venezuelë, lëshohet urdhër-arresti për kandidatin presidencial të opozitës

schedule07:33 - 3 Shtator, 2024

schedule 07:33 - 3 Shtator, 2024

Gjyqësori i Venezuelës ka lëshuar një urdhër arresti për Edmundo Gonzalez Urrutia, kandidatin presidencial të opozitës, i cili pretendon se fitoi zgjedhjet e 28 korrikut. Zgjedhje të cilat presidenti Nicolas Maduro u shpall fitues.

Por një gjykatë e shkallës së parë lëshoi ​​një urdhër arresti për Urutia, për “krime të rënda”.

75-vjeçari Gonzalez Urrutia, një ish-diplomat, nuk është paraqitur pavarësisht tre thirrjeve nga Departamenti i Drejtësisë për të dëshmuar kundër një faqe interneti të opozitës që publikoi të dhënat e numërimit që tregonin se ai ishte fituesi i zgjedhjeve.

Publikimi i rezultateve të zgjedhjeve nga çdo organ tjetër përveç Këshillit Kombëtar Zgjedhor (CNE) është një vepër penale në Venezuelë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!