Venezuelë, arrestohen pesë persona të akuzuar për komplot kundër qeverisë

schedule22:46 - 18 Tetor, 2024

schedule 22:46 - 18 Tetor, 2024

Autoritetet venezueliane kanë arrestuar pesë shtetas të huaj, të cilët akuzohen për komplot kundër qeverisë Maduro dhe destabilizimin e vendit. Ata janë tre amerikanë, një bolivian dhe një peruan.

Sipas ministrit të Brendshëm, Diosdado Cabejo, shërbimet e inteligjencës amerikane ishin të përfshira në plan, por ai nuk dha prova për të vërtetuar pretendimin e tij. CIA ka mohuar akuzat se ka qenë e përfshirë në një komplot të dyshuar për të vrarë presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro.

Departamenti Amerikan i Shtetit në një deklaratë dënoi arrestimet e fundit dhe tha se “siguria e qytetarëve amerikanë kudo në botë është përparësia e tij kryesore”.

Këto pesë arrestime janë të fundit në një seri ndjekjesh të ngjashme kundër shtetasve të huaj pas zgjedhjeve të fundit në Venezuelë. Autoritetet zgjedhore shpallën Nicolas

Maduro fitues të zgjedhjeve të korrikut, por komuniteti ndërkombëtar, si dhe opozita në vend, kanë vënë në pikëpyetje rezultatin e zgjedhjeve.

Protestat antiqeveritare shpërthyen pas fitores së zgjedhjeve të Nicolas Maduro dhe më shumë se 2,400 njerëz janë arrestuar për protestat kundër rezultatit të zgjedhjeve. Qindra janë akuzuar për krime të tilla si terrorizmi, nxitje e urrejtjes dhe rezistencë ndaj autoritetit, sipas Human Rights Watch./abcnews.al