FIER- Goditet një tjetër rast i organizimit të lotarive të palejuara, në ambientet e një lokali në Fier. Policia thekson se ka arrestuar dy persona, ndërsa dy të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar 3 aparate celulare në të cilët u gjetën faqe të basteve sportive me shuma të konsiderueshme në lekë dhe euro dhe biseda për vendosjen e lotove sportive./abcnews.al

