Vendosnin baste sportive me celuarë/ Burrel, nis hetimi për 47-vjeçarin, një tjetër në kërkim

schedule11:46 - 7 Korrik, 2024

schedule 11:46 - 7 Korrik, 2024

Policia në Burrel ka goditur një veprimtari të jashtëligjshme të lojërave të fatit.

Për një 47-vjeçari nisi hetimi në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet celularëve të tyre dhe kundrejt shumave të parave, iu vinin baste sportive qytetarëve të ndryshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët që përdoreshin nga këta shtetas dhe një shumë parash që dyshohet të përfituara nga kjo veprimtari.