Vendosja e tritolit në shtyllën e tensionit të lartë, reagon PD

schedule16:58 - 18 Mars, 2019

schedule 16:58 - 18 Mars, 2019

Partia Demokratike hedh poshtë me neveri deklaratat se pas shpërthimit me tritol të shtyllave të tensionit të lartë qëndron PD-ja dhe opozita. Në reagimin e selisë blu thuhet se një shpifje e tillë tregon dëshpërimin e thellë të Ramës, i cili sipas PD-së e ka lidhur fatin me krimin dhe porositësit e tritolit.

“Nëse ai nuk ka dorë në këtë propagandë helmuese, Edi Rama, i cili ka kontroll të plotë mbi policinë, shërbimin sekret dhe prokurorinë, duhet të zbulojë pa vonesë ata që kanë urdhëruar dhe kanë vendosur tritolin në shtyllën e tensionit të lartë” theksohet në reagimin e Partisë Demokratike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!