Vendosja e tritolit ndaj Preng Gjinit, “Akuza” thërret në takim drejtuesit e policisë së Tiranës

schedule11:14 - 24 Shtator, 2020

schedule 11:14 - 24 Shtator, 2020

Drejtuesit e Policisë së Shtetit kanë nisur një takim në orën 11:00 në Prokurorinë e Tiranës.

Siç raporton gazetarja Glidona Daci për ABC News në qendër të takimit është hetimi i atentatit që ndodhi disa ditë më parë në zonën e NSHRAKUT, ndaj Preng Gjinit, të cilit iu vu tritol në makinë dhe ngeli i gjymtuar.

Mësohet se organi i akuzës ka kërkuar me shume informacion për ngjarjen e rëndë ndërsa në takim janë drejtori i Tiranës, Rebani Jaupi, shefat e komisariateve, shefat e krimeve etj.

Hetuesit dhe Policia kanë si pistë kryesore të hetimit, hakmarrjen për shkak të një seri vrasjesh të familjes Gjini dhe asaj Reçi.

Deri në këto momente për ngjarjen e 15 shtatorit, nga kamerat e sigurisë, është vetëm një automjet i dyshuar pasi është filmuar disa herë në afërsi të ngjarjes.

Jo më larg se dje u morën në pyetje, 5 persona nga fisi Reçi, por ata kanë mohuar përfshirjen e tyre në këtë atentat.

Preng Gjini ra pre e një atentati me tritol ku mbeti i plagosur rëndë.  Ai është vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, ish-ushtari i Met Kananit që u ekzekutua në Rrëshen.

N.D./abcnews.al