Vendosja e fashës 800 kwh në muaj, Zef Preçi: Çmimet e rritura të energjisë, pasojë e keqqeverisjes

schedule12:30 - 27 Shtator, 2022

schedule 12:30 - 27 Shtator, 2022

Vendimi për vendosjen e fashës së energjisë elektrike në 800 kwh në muaj, sipas ekspertit të ekonomisë Zef Preçi tregon panikun e qeverisë shqiptare si dhe pasigurinë e tregjeve ndërkombëtare. Duke diskutuar për masat e qeverisë për përballimin e krizës ekonomike, në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, eksperti Zef Preçi u shpreh që ‘ky vendim nuk ka asnjë utilitet politik , dhe që nga rritja e çmimit po humbet konsumatori dhe qytetari’. Sipas tij ‘rritja e çmimeve është ndëshkim i qytetarëve dhe konsumatorëve në favor të keqqeverisjes’.

Përsa i përket çështjes së reshjeve, 80 % e nevojave janë plotësuar nga prodhimi vendas, të paktën gjatë vitit të fundit, prodhimi. Ky prodhim energjie, sipas ekspertit të ekonomisë Preçi, kosto e KESH po mbulohet nga një investim që është bërë gjatë kohës së komunizmit, dhe që është puna e paraardhësve tanë. Ndërkohë që sipas tij qeveria aktuale nuk e ka minimizuar koston e humbjeve, dhe nuk ka investuar duke bërë që humbjet në rrjet të jenë më shumë se 20 përqind, ndërkohë që sasia e lejuar është 6 përqind. Kjo tregon për investime jo eficente te kryera në rrjet, më shumë se 500 milionë euro investime.

Sipas tij përllogaritja e çmimit është bërë në bazë të mesatares vjetore, ndërkohë që familjet shqiptare e përdorin energjinë elektrike kryesisht në dimër, në këto kushte, rritja e cmimit është abuzive, dhe po kërkohet qw të krijojë një situatë që të privatizojë shpërndarjen, përgatisi një situatë tjetër të sistemit të shpërndarjes’.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!