Kryeministri polak tha se Bjellorusia do të përballet me sanksione të tjera për shkak të një plani rus për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusi.
“Ky hap i ndërmarrë nga Rusia, njoftimi për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi me siguri do të çojë në vendosjen e sanksioneve shtesë, niveli i sanksioneve do të jetë shumë më i rëndë për regjimin e Lukashenkos”, tha kryeministri Mateusz Moraëiecki gjatë një konference për shtyp në Bukuresht, duke iu referuar presidentit të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenkp.
/abcnews.al