Edhe pse hiperpigmentimi është një proces natyral, fikson shumë femra. Hiperpigmentimi ndodh për shkak të rritjes së sekretimit të melaninës, një pigment që i jep lëkurës, flokëve dhe syve një ngjyrë natyrale. Megjithatë, ky problem mund të zgjidhet pa trajtime të shtrenjta, në mënyrë krejtësisht natyrale.
Qumësht
Qumështi është një trajtim i mirë për zbardhjen e njollave të errëta në fytyrë, falë acidit laktik. Mund ta aplikoni edhe disa herë në ditë me ndihmën e një sfungjeri.
Uthull molle
Mjafton të përzieni sasi të barabarta uji dhe uthull molle në një enë, më pas këtë përzierje aplikojeni tek njollat dhe lëreni të veprojë për disa minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe përsëriteni procedurën dy herë në ditë.
Çaji jeshil
Përdorni bustinat e çajit jeshil për të hequr njollat. Fillimisht ftohni qeset e çajit dhe më pas aplikojeni në zonën ku keni njolla. Fytyra juaj do të jetë më e freskët pas një kohe. /abcnews.al