Paolo Dybala ka qenë heroi i Juventusit sot përballë Lokotivës së Moskës. Ylli argjentinas shënoi dy gola në dy minuta për të përmbysur golin e Miranchuk, duke i dhënë tri pikë të rëndësishme Juventusit. Me këtë fitore, “Zonja e Vjetër” u ngjit në kuotën e 7 pikëve, duke marrë kreun e Grupit D.
Champions League, Grupi D
Juventus – L. Moscow 2-1
Dybala 77′ 79′ / Miranchuk 30′
Nëse Dybala ishte heroi i Juventusit, Lewandowski ishte njeriu që nderoi Bayern Munchen në sfidën kundër Olympiacos. Kjo sfidë u mbyll me rezultatin 2-3 dhe Lewandowski shënoi dy gola për bavarezët. Golin e tretë për kampionët e Gjermanisë e shënoi mesfushori francez, Correntin Tolisso.
Kjo fitore e mban Bayernin në vendin e parë të Grupit B, me 9 pikë të plota. Vendi i dytë, Tottenham, triumfoi pastër 5-0 në Londër, përballë Cverna Zvezda. Dopietat e Kane dhe Son mbyllën historinë e takimit, ndërsa Lamela ishte futbollisti tjetër që gjeti rrjetën./abcnews.al
Champions League, Grupi B
Olympiacos – B. Munchen 2-3
El Arabi 23′, Guillerme 79′ / Lewandowski 34′ 62′, Tolisso 75′
Tottenham – Cverna Zvezda 5-0
Kane 9′ 72′, Son 16′ 44′, Lamela 57′