Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen Granicë e Sipërme në Gjirokastër. Një sasi lënde plasëse ishte vendosur në garazhdin e një shtëpie tre katëshe.
Në momentin e shpërthimit nuk ndodhej asnjë nga familjarët në banesë. Në shtëpi janë shkaktuar dëme materiale nga shpërthimi i tritolit. Mësohet se objekti tre katësh është në pronesi të biznesmenit Ndërtim Muxhaj. Ai është pronar i linjës së autobuzëve Gjirokastër-Tiranë si dhe si një linje pastrimi kimik. Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autorët dhe arsyen e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë tre katëshe./abcnews.al