Qeveria italiane e ka ndarë mendjen dhe qartazi kërkon që klubet e futbollit të aplikojnë karantinën për çdo lojtarë dhe pjesëtar të stafit, nëse dikush prej tyre do të dalë pozitiv me COVID-19. U mendua se kjo pikë e protokollit sanitar do të ndryshonte, por autoritetet shtetërore nuk janë tërhequr.
“Corriere dello Sport” raporton se vendimi i karantinës 14-ditore, sugjeruar nga Komiteti Teknik Shkencor, nuk ndryshon, edhe pas takimit që ka zhvilluar presidenti i Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Gabriele Gravina, me Ministrin e Shëndetësisë, Roberto Speranza.
Serie A pritet të rifillojë më 20 qershor, ndërkohë që më parë do të luhen përballjet e Kupës së Italisë. Më 12 dhe 13 qershor zhvillohet takimet gjysmëfinale, Juventus-Milan dhe Napoli Inter, kurse më 17 qershor finalja e Kupës. / abcnews.al