Ishte bukur për aq sa zgjati, me “Të Kuqtë” e Liverpool, që kanë mundur të barazojnë shifrat pas vetëm 20 minutash lojë në “San Siro”, përballë “Djajve” të Milan, duke filluar festën në kampin e tyre.
Një krosim perfekt i Trent Alexander-Arnold është kapur më së miri nga “shtatlarti” i mbrojtjes, Ibrahima Konate, i cili me një goditje potente me kokë dërgon topin në rrjetën e Maignan. Rezultati shkon në 1-1. /i.m /abcnews.al