Dy të rinj kanë arritur të vendosin një rekord botëror, duke kaluar mbi një vullkan aktiv. Alexander Schulz, 28 vjeç nga Gjermania dhe Rafael Bridi, 33 vjeç nga Brazili, kaluan kraterin e vullkanit Yasur në ishullin Tanna, në Oqeanin Paqësor, duke ecur mbi një litar të trashë.
Dyshja theu rekordin Guinnes më 15 prill të këtij vitit gjatë pandemisë. Ata publikuan fotot e aventurës së tyre, ku shfaqen mbi litarin 260 metra, ndërsa Aleksander u shpreh: “Duhej të luftonim me erëra shumë të forta, praktikisht një stuhi që më shtynin edhe më pranë kraterit.
Asnjëherë më parë nuk kam qenë kaq afër një force të natyrës. Në të njëjtën kohë, unë u ndjeva më i gjallë dhe i pranishëm se kurrë më parë në jetën time përballë kësaj force të natyrës.” /abcnews.al