Vendosën kukullat e gabuara në stadium, 100 milion gjobë për FC Seoul

schedule22:08 - 22 Maj, 2020

schedule 22:08 - 22 Maj, 2020

FC Seoul bëri një gafë të pafalshme në një ndeshje të K-League, pasi kishte menduar që në stola të vendoseshin manekine mode dhe në vend të tyre u panë kukulla seksi. Gafa u kuptua më vonë dhe klubi koreano-jugor kërkoi menjëherë falje.

Sigurisht qëllimi i FC Seoul ishte krejt tjetër, por ajo që ndodhi nuk mund të kalonte pa një masë ndëshkuese. K-League ka vendosur ta gjobitë klubin koreoano-jugor me 100 milion won (monedha vendase), të barazvlefshme me 82 mijë dollarë.

Veç gjobës, për FC Seoul mund të ketë edhe një dënim tjetër, për shkak se për çdo reklamë në stadiumin e Kupës së Botës në Seul duhet marrë leje paraprake. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!