Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Vendos kryesia e PD-së: Më 20 qershor mblidhet Këshilli Kombëtar

schedule22:22 - 15 Qershor, 2023

schedule 22:22 - 15 Qershor, 2023

Kryesia e PD-së vendosi që të mbledhë Këshillin Kombëtar të partisë, për të zgjedhur kryetarin e ri. Në mbledhjen që vijon akoma, në të cilën mungon Gazment Bardhi dhe disa anëtarë të tjerë, kryesia vendosi që fushata zgjedhore për kryetarin e ri të zhvillohet nga data 24 qershor -27 korrik.

Procesi zgjedhor do të drejtohet nga Komisioni Zgjedhor i Partisë, i cili do të presë kandidaturat brenda datës 20 qershor. Zgjedhjet për kryetarin e ri do të zhvillohen në datë 29 korrik 2023 ndërsa Kuvendi i jashtëzakonshëm statutor do të zhvillohet brenda muajit shtator të vitit 2023.

PD është e ndarë në dysh pasi Gazment Bardhi dhe një pjesë e anëtarëve kanë kërkuar që riorganizimi i partisë të nisë nga baza dhe më pas të vijohet me zgjedhjen e kryetarit ndërsa pjesa tjetër kanë kërkuar një proces më të përshpejtuar.



Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet në orën 12:00 me këtë rend dite:

Miratimi i anëtarëve të Komisionit Zgjedhor, të emëruar nga kryesia e partisë në datë 15.06.2023.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të hapet nga anëtari më i vjetër i Këshillit dhe njofton grupin drejtues të punimebe me përbërje anëtarët e këshillit:

Flutura Açka
Kreshik Çollaku
Arbi Agalliu

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!