Më në fund ka nisur procesi i numërimit të votave edhe në Bashkinë e Kavajës. Pas më shumë se 6 orësh, është numëruar qendra e parë e votimit, nga 92 që janë në total.
Nga numërimi i kësaj qendre votimi, kandidati i Partisë Socialiste Redjan Krali ka marrë 65 vota, ose 62.50%, ndërsa kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fisnik Qosja ka marrë 39 vota, ose 37.50%.
Kujtojmë që procesi i numërimit u vonua për shkak të mungesës së numëruesve të opozitës.r.t/abcnews.al