Vendimi zyrtar, mësohen datat e gjysmëfinaleve të Kupës së Gjermanisë

schedule15:17 - 27 Maj, 2020

schedule 15:17 - 27 Maj, 2020

Mësohen datat dhe oraret e dueleve gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë. Federata e Futbollit Gjerman (DFB) ka bërë publike dy përballjet për një vend në finalen e madhe.

Saarbrucken-Bayer Leverkusen do të luhet në 9 qershor, duke filluar nga ora 20:45. Një ditë më pas do të zbresin në fushë Bayern Munchen dhe Eintracht Frankfurt, ndeshje që zhvillohet në të njëjtin orar.

Katër korriku është zgjedhur si data e finales së madhe, që, si zakonisht, do të luhet në Olympiastadion të Berlinit. /abcnews.al