Vendimi: Ushtarët sauditë që trajnohen në bazat amerikane do të përjashtohen

schedule11:41 - 13 Janar, 2020

schedule 11:41 - 13 Janar, 2020

Një vendim që pritet të shkaktojë polemika. Me dhjetëra ushtarë sauditë në trajnim në bazat amerikane në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përjashtohen si pasojë e një hetimi për të shtënat me armë të një muaji më parë në bazën ushtarake të Pensacola-s në Florida. Lajmi u konfirmua nga CNN.

Disa prej sauditëve janë të dyshuar se kanë lishje me lëvizje ekstremiste ndërsa disa të tjerë akuzohen se kanë material pornografike dhe pedofilie.

Asnjëri prej tyre nuk akuzohet për bashkëpunim në masakrën e Pensacola-s, sipas CNN, dhe ky detaj do të shkaktojë jo pak polemika, pasi ekspertë të ndryshëm shprehen se largimi i tyre nga bazat ushtarake amerikane nuk është objektiv./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!