VENDIMI SEKRET/ “Qeveria shkurton rrogat e sektorit elektroenergjitik”, Artan Hoxha publikon vendimin

schedule20:50 - 30 Prill, 2020

schedule 20:50 - 30 Prill, 2020

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar një dokument sipas të cilit duket se qeveria do të mbajë një pjesë të rrogës, nga % 10 deri në 30 % për sektorin elektroenergjitik.

Sipas Hoxhës, punonjësit e OSHEE, OST dhe KESH do tu ndalohen pagat me pershkallezim, që nis nga data 1 prill 2020, deri ne daten 30 qershor 2020.

Hoxha shkruan se ky vendim është marrë në heshtje të plotë dhe të mbajtur sekret, nga Këshilli Mbikqyrës i OSHEE, OST e KESH.

‘Kryeministri Rama ka deklaruar se nuk do të ketë ulje të pagave për punonjësit e administratës dhe qeveria po perdor fondet e saj, per te mbuluar pagat e luftes per punonjesit e mbetur pa pune gjate pandemise, eshte nje tjeter mashtrim”, thotë Hoxha.

Hoxha shkruan se: “Pavarsisht cfare premtuan me force, dje pasdite, kryeministri Edi Rama, ne komunikimin ne facebook me qytetaret, dhe numri 2 i qeverise, zv/kryeministri Erjon Brace, ne nje media private, se nuk do te kete ne asnje menyre ulje rrogash per administraten, ne te vertete ka ndodhur e kunderta. Kjo nuk eshte as hera e pare, dhe sigurisht nuk do te jete, as hera e fundit, qe drejtuesit e vendit genjejne publikisht”.

Postimi i plotë:

Per 1 maj, qeveria shkurton nga 10% deri 30% rrogat e sektorit elektroenergjitik.

Nje lajm i keq per te gjithe punonjesit e tre kompanive energjitike ne vend, OSHEE, OST dhe KESH.
Neser, me 1 maj, diten e punetoreve, personeli i tre kompanive shteterore, qe cilesohen motorri i ekonomise shqiptare, nuk do te gjeje ne llgarite e pagave te tyre, nga 10% deri ne 30% te rroges se muajit prill.

Paga u eshte ndaluar me nje vendim arbitrar dhe te paligjshem nga Keshilli Mbikqyres, i dates 22 prill 2020.

Ne vend te motivoje dhe te kujdeset per personelin prej 9 mije punonjesish, qe mbajne ne pune pa nderprerje, rrjetin elektroenergjitik shqiptar, qe furnizon me energji elektrike 24/24 ore, familjet, bizneset dhe gjithe institucionet e vendit, drejtuesit dhe Keshilli Drejtues i ketyre kompanive, kane vendosur tu ndalin rrogat duke filluar nga data 1 prill 2020, deri ne perfundimin e “Gjendjes se fatkeqesise natyrore”, pra per tre muaj me radhe.

Te cilesuar si punonjes ne frontin e pare te luftes anti-covid19, sebashku me mjeket dhe Policine e Shtetit, stafet e OSHEE, OST e KESH, jane vleresuar per performancen e tyre, duke bere perpjekjet maksimale, per te furnizuar me energji elektrike, cdo familje apo biznes te vendit, gjate periudhes se karantinimit.

Pavarsisht cfare premtuan me force, dje pasdite, kryeministri Edi Rama, ne komunikimin ne facebook me qytetaret, dhe numri 2 i qeverise, zv/kryeministri Erjon Brace, ne nje media private, se nuk do te kete ne asnje menyre ulje rrogash per administraten, ne te vertete ka ndodhur e kunderta.

Kjo nuk eshte as hera e pare, dhe sigurisht nuk do te jete, as hera e fundit, qe drejtuesit e vendit genjejne publikisht.

Vetem OSHEE, ka nje staf prej 7 mije punonjesish, ndersa KESH dhe OST, kane nga 700-800 punonjes secila.

Premtimi se qeveria po perdor fondet e saj, per te mbuluar pagat e luftes per punonjesit e mbetur pa pune gjate pandemise, duket se eshte nje tjeter mashtrim.

Ne fakt, qeveria po i paguan pagat e luftes, minimale dhe ashtu si jane, vetem 260 mije leke te vjetra, duke ua mbajtur nga rroga punonjesve te kompanive kryesore shteterore, qe mbajne ne kembe rrjetin elektroenergjitik te vendit.

Ne vendimin, e marre ne heshtje te plote dhe te mbajtur sekret, nga Keshilli Mbikqyres i OSHEE, OST e KESH, thuhet qarte, se efekti i ndalimit te pagave te punonjesve te tyre, me pershkallezim, nis nga data 1 prill 2020, deri ne daten 30 qershor 2020.

Niveli i pershkallezimit eshte bere ne tre shkalle.

Per OSHEE, fasha e ndalimit te pjesshem te pages nis nga punonjesit qe paguhen nga 600 mije leke te vjetra ne muaj, deri ne pagat 3 milione leke.

Ndersa per KESH dhe OST, fasha e ndalimit te pages, nis nga niveli 850 mije leke ne muaj, deri ne mbi 2 milione leke.

Me konkretisht, te OSHEE, pershkallezimi eshte;

Nga 600 mije leke deri 1 milione leke, paga ndalet 10%
Nga 1 milione leke deri 2 milione leke, paga ndalet 20%
Nga 2 milione leke deri 3 milione leke, paga ndalet 30%

I vetmi ndryshim me kompanite KESH dhe OST, eshte fakti se fasha e ndalimit te pages, nuk nis nga 600 mije leke te vjetra, por nga 850 mije leke te vjetra. Vetem te kompanite KESH e OST, qe kane personel sa 10% e stafit te OSHEE, do te perfitohen nga ndalimi i rrogave mbi 50 milione leke ne muaj.

Justifikimi i OSHEE, se punonjesit e saj nuk po punojne me orar te plote, dhe se kompania ka probleme financiare te dukshme me arketimet, mbetet qesharak, kur nje pjese e mire e punonjesve te saj punojne jo vetem me tre turne, por dhe me orar te tejzgjatur per te eleminuar defektet teknike.

Ne keto kushte, kryeministri Rama, ose ndryshe flet per publikun dhe ndryshe ben me administraten, ose i kane dale jashte “kontrollit” drejtorat e tij, dhe veprojne me koke te tyre.
Mire qe po u mban rrogen per sakrificen qe po bejne afro 9000 punonjesit e ketij sistemi, por sepaku njihu meriten, se nga pagat e atyre qe punojne, pa paguhen pagat e luftes, te atyre qe kane mbetur pa pune!!!

Ne foto:
1)-Vendimi i Keshillit Mbikqyres i OSHEE, dhe tabela e pagave qe ndalen nga 10% deri 30%.
2)-Premtimi i kryeministrit Rama se nuk preken pagat e administrates.
3)-Premtimi i zv/kryeministrit Brace se nuk do te kete prekje te pagave./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!