Vendimi: Qeveria pezullon lejet e ndërtimit në Tiranë, Durrës e Lezhë

schedule11:55 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 11:55 - 11 Dhjetor, 2019

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, qeveria ka marrë vendimin për të pezulluar lejet e ndërtimit në zonat e prekura nga tërmeti, konkretisht në Tiranë, Durrës dhe Lezhë.

“Bazuar në kërkesën e disa bashkive të prekura nga dëmet e tërmetit të datës 26.11., si dhe në kuadër të shpalljes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore për qarqet Tiranë, Durrës dhe Lezhë si pasojë e tërmetit të datës 26.11.2019, miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave nr.750, datë 27.11.2019, ndryshuar me VKM Nr.751 datë 29.11.2019, ju njoftojmë se është realizuar me sukses pezullimi i aplikimi për leje ndërtimi në qarqet Tiranë, Durrës, Lezhë”, thuhet në njoftim.

Për këto qarqe mund të aplikohet shërbimi vetëm “Aplikim për leje ndërtimi, riparimi, restaurimi (rastet e emergjencave civile)”. Njoftimi i është shpërndarë edhe bashkive që janë në këto tre qarqe si Durrës, Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Kavajë, Shijak, Kamëz dhe Kurbin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!