Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Vendimi për shembjen e godinës, artistët kalojnë natën në ambientet e Teatrit Kombëtar

schedule07:23 - 15 Maj, 2020

schedule 07:23 - 15 Maj, 2020

Këshilli Bashkiak një ditë më parë ka miratuar vendimin për shembjen e godinave të Teatrit Kombëtar. Artistë dhe përfaqësues të Aleancës të mbështetur dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha dhe ish deputet demokrat kanë nisur rezistencën e tyre kundër këtij vendimi.

Lexo edhe:Zyrtare / Këshilli Bashkiak i Tiranës vendos shembjen e Teatrit Kombëtar

Gazetarja Glidona Daci raporton për Abc e Mëngjesit se artistët kanë qëndruar gjatë gjithë natës në ambientet e Teatrit Kombëtar, ndërsa kryedemokrati Basha për shkak të angazhimeve që ka ditën e sotme, është larguar në orët e para të mëngjesit.



Ndërkohë reagimet për prishjen e Teatrit kanë qenë të shumta nga përfaqësues të lartë të shtetit si presidenti Ilir Meta i cili ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese.

Gjithashtu ka reaguar edhe Europa Nostra, ku ka theksuar se Teatri është i mbrojtur nga ligji kombëtar & nga shoqëria civile dhe ekspertë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!