Vendimi për mbylljen me orare zgjon debate: Masat vetëm në darkë janë kot

schedule08:58 - 11 Nëntor, 2020

schedule 08:58 - 11 Nëntor, 2020

Sipas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë, duke filluar nga sot, për një afat tre javor, pra deri më datë 02 dhjetor, kufizohet lëvizja e qytetarëve nga ora 22:00 e mbrëmjes deri në 06:00 të mëngjesit, në kuadër të situatës së krijuar nga pandemia. I njëjti rregull vlen edhe për baret, fast food-et dhe restorantet.

Për këtë vendim është diskutuar në ABC e Mëngjesit, i cili nuk është konsideruar i drejtë.

Genc Sejko i cilësuar si njeriu i memeve ka deklaruar se këto masa janë të kota pasi koronavirusi nuk zhduket gjatë ditës.

“Në Shqipëri masat nuk po japin rezultatin që pritej, ndërsa në Londër u pa një ndryshim. Sepse t’i lësh njerëzit pa asnjë distancim social gjithë ditën dhe t’i mbyllësh në darkë, shqiptarët nuk janë nga ata që nuk kuptojnë që masat janë kot’, tha ai.

Avokatja Enida Bozheku është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të mbledh kundërshtarët e tij dhe të vendos masat e duhura, jo në këtë formë ku të gjithë japin masat që dëshirojnë.

“Njeriu është një qënie që duhet të bashkëjetojë pasi i ka vendosur vetes rregulla. Po ne kemi shumë dizinformim, pasi del njëri dhe thotë diçka, del babai i kombit dhe thotë diçka tjetër. Mblidh ata njerëz që janë kundërshtarët e tu dhe vendos disa masa që të parandalojnë këtë situatë”, tha ajo.

Më tej në një lidhje me Skype, barmani Sofokli Çali deklaroi se kjo periudhë ka qenë më e vështira në karrierën e tij, pasi për herë të parë ka menduar të ndërrojë profesion.

“Jemi të paralizuar në situtë të vështirë, jemi në atë pikë që ëndrra jonë është t’i mbijetojmë kësaj krize me shpresën që nga qershori t’i rikthehemi realitetit. Ne ishim para karantinës 18 persona në bllok dhe 16 persona të tjerë tek hapësira verore që punonim. Morëm atë pagën verore në moment të fundit, nga fundi i majit para se të hapeshim. Mos gaboj 40-45 mijë lekë, s’kam përjetuar ndonjëherë luftë, po ajo ka qenë tamam e tillë.  Ka qenë i pari moment në jetën time profesionale që kam menduar se mos ndoshta duhet ta lë të iki dhe të shoh diçka tjetër”, përfundoi ai. l.k/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!