Vendimi negativ për negociatat, CDU/CSU në krah të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

schedule17:29 - 20 Tetor, 2019

schedule 17:29 - 20 Tetor, 2019

Edhe Gjermania i ka bërë thirrje Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut të vijojnë rrugën e reformave pasi e ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian.

Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johan Wadephul i ka bërë thirrje dy vendeve të shohin vendimin e Këshillit si një moment nxitës për të vijuar me reformat e nisura. Ndërkohë në një tjetër reagim Reporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU, Christian Schmid kërkon një rishikim të vendimit të Këshillit Europian për Shqipërinë  dhe Maqedoninë e Veriut.

Këshilli Europian refuzoi t’i hap dritën jeshile Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, pavarësisht reformave dhe angazhimit që dy vendet kishin marrë për të nisur kapitujt për të qene pjesë e Bashkimit Europian. Por pavarësisht këtij vendimi, Gjermania e cila ishte edhe mbështetësja kryesore e çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, apelon që reformat të mos ndalen. Nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU, Johan Wadephul i ka bërë thirrje dy vendeve të shohin vendimin e Këshillit si një moment nxitës për të vijuar me reformat e nisura

Reporteri për Shqipërinë në Grupin Parlamentar CDU/CSU, Christian Schmid kërkon që vendimi i Këshillit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të rishikohet.

Bundestagu gjerman miratoi disa javë më parë një rezolutë me 9 kushte për Shqipërinë, tre prej të cilave duhet të plotësoheshin deri në mbajtjen e konferencës ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Por pavarësisht insistimit të Kancelares gjermane Merkel, kjo rezolutë nuk u përkrah nga të gjitha vendet e BE-së ku Franca, Holanda dhe Danimarka vendosë veton për të mos çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. /ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!