Vendimi i Speciales për ish-drejtuesit e UÇK-së, Hoxhaj: Ata janë heronj të gjallë të Kosovës

schedule22:11 - 30 Prill, 2021

schedule 22:11 - 30 Prill, 2021

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas vendimit të Speciales për të refuzuar kërkesën për mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në liri.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë heronj të gjallë të Kosovës, janë sinonim të lirisë dhe pavarësisë tonë. Ata që dikur e krijuan historinë – sot po e mbrojnë nga përpjekjet për ta rishkruar atë!”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Kujtojmë se një panel i Gjykatës së Apelit në Gjykatën Speciale ka refuzuar sot kërkesën për mbrojtje në liri të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, të cilët akuzohen për krime në luftën e Kosovës për liri.

Ky panel nuk ka marrë në konsideratë argumentet e ofruara nga mbrojtja e të akuzuarve. /abcnews.al/