Vendimi i Kushtetueses për Metën, Kryemadhi: I dha fund thashethemeve të Bravës, LSI i rri e ngushtë

schedule15:28 - 17 Shkurt, 2022

schedule 15:28 - 17 Shkurt, 2022

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të mos shkarkuar presidentin Ilir Meta. Kryemadhi tha se ky vendim i ka dhënë fund thashethemeve të zëdhënësve të Edi Ramës në opozitën e bravës, duke theksuar se Metës kostumi i LSI i rri shumë i ngushtë.

“Dëshira do kisha që Ilir Meta të kthehej në habitatin e tij. Unë e prisja vendimin në Mars. Lëvizja e menjëhershme i ka dhënë fund thashethemeve të zëdhënësve të Edi Ramës në opozitës e Bravës. Kostumi i LSI i rri shumë i ngushtë Ilir Metës tani është më shumë se LSI”, tha Kryemadhi.

Ajo u shpreh se LSI nuk garon në këto zgjedhje por mbështet kandidatët e Rithemelimit.

“LSI nuk kandidon në zgjedhjet e 6 marsit. I ka krijuar një teknikalitet kandidatëve të Rithemelimit. përdorimi i skemës së primareve duhet vlerësuar.

LSI do i bëjë thirrje të gjithëve të votojnë kandidatët më të mirë. Janë zgjedhje lokale dhe kanë të bëjnë me jetën e përditshme të qytetarëve. Premtim Kryemadhin nuk e kam takuar asnjëherë. Por nëse është nga Dibra dhe ka mbiemër Kryemadhi nga fisi im është”, tha ajo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!