Vendimi i Kolegjit Zgjedhor, Salianji: Nuk humbi PD apo fitoi PS, vendos palët në pozita të barabarta

schedule15:39 - 29 Mars, 2021

schedule 15:39 - 29 Mars, 2021

Kolegji zgjedhor ka pranuar padinë e PS për kandidatët shtesë të PD duke vendosur heqjen e kandidatëve shtesë dhe lënien në fuqi vetëm listën me 153 kandidatë të PD.

Për përfaqësuesin ligjor të PS, Eridian Salianji, ky vendim nuk duhet lexuar as si humbje e PD dhe as si fitore e PS, por një fitore e procesit zgjedhor në mënyrë të palët të futen në pozita të barabarta në garën e 25 prillit.

“Vendimi i sotëm nuk ishte një vendim me të cilin humbi PD apo fitoi PS , vendimi i Kolegjit Zgjedhor solli procesin në rregullshmërinë ligjore, pra të gjitha janë në pozita të barabarta për procesin zgjedhor për datën 25 prill”, u shpreh për mediat përfaqësuesi ligjor i PS, Eridian Salianji. /abcnews.al