Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, janë miratuar lirime dhe emërime në postet drejteuse. Konkretisht në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, është liruar nga detyra Andrea Shllaku. Në vend të tij është emëruar Pranvera Skana.
Z. Andrea Shllaku prej 19 dhjetor 2025 është zëvendësministër i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë.
Z. Andrea Shllaku zotëron një diplomë Bachelor në Administrim Biznesi dhe një diplomë Master i Shkencave në Menaxhim Financiar dhe Politika Evropiane nga Qendra Universitare Evropiane për Studime Evropiane, Universiteti i Lorenës, Francë.
Ai ka përvojë të gjerë profesionale në menaxhimin financiar, menaxhimin e projekteve, logjistikën portuale, procedurat doganore dhe të import-eksportit, si dhe në administratën publike.
Pranvera Skana ka lindur në Rrëshen, Mirditë, ku ka përfunduar arsimin fillor dhe të mesëm. Më pas, ajo vijoi studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e Gazetarisë dhe Komunikimit. Ajo ka përfituar dy bursa prestigjioze për lidership akademik në Londër, duke thelluar studimet e saj në fushën e komunikimit.
Ka ndjekur studimet master në University of Westminster dhe ka qenë kërkuese shkencore (Visiting Fellow) në London School of Economics.
Që prej vitit 2014, Skana mban titullin Doktor në Shkencat e Komunikimit.


