Vendimi i Johnson për Brexit: Marrëveshja me BE-në brenda 15 tetorit

schedule12:29 - 7 Shtator, 2020

schedule 12:29 - 7 Shtator, 2020

Nëse nuk do të ketë një marrëveshje mes Britanisë së Madhe dhe Bashkimit Europian për Brexit deri në 15 tetor, Mbretëria e Bashkuar do të dalë pa të dhe ky do të ishte një rezultat i mirë madje për vendin. Deklarata u bë nga kryeministri britanik në prag të raundit të tetë të negociatave.

”Britania do t’i tregojë Brukselit se nëse asnjë marrëveshje nuk mund të arrihet nga një takim i Këshillit Europian në tetor, atëherë të dy palët duhet të jenë të përgatitura të vazhdojnë përpara”.

”Largimi nga Bashkimi Europian pa një marrëveshje tregtare do të ishte gjithashtu një rezultat i mirë”, tha kryeministri.

Bashkimi Europian nga ana e tij akuzon Britaninë e Madhe se nuk po arrin të negociojë seriozisht. Britania e Madhe është larguar nga Bashkimi Europian, i cili aktualisht ka 27 vende anëtare, në 31 janar, tre vite e gjysëm pasi vendi votoi t’i japë fund anëtarësimit 40 vjecar.

Për Bashkimin Europian një marrëveshje duhet arritur para muajit nëntor për t’i dhënë kohë miratimit parlamentar dhe analizës ligjore para skadimit të periudhës së tranzicionit. so.ba/abcnews.al