Zlatan Ibrahimovic ka marrë një vendim për të ardhmen. Sulmuesi nordik nuk do të rinovojë me Milanin dhe ka vendosur të largohet nga Serie A.
Mediet suedeze raportojnë se 38-vjeçari, autori i gjashtë golave me kuqezinjtë prej muajit janar, do të jetë pjesë e Hammarby, klub në të cilin zotëron 50% të aksioneve.
Ibra do të vijojë të luajë dhe shënojë gola, por do të mbajë edhe postin e trajnerit të skuadrës së elitës suedeze. Milani do të bëjë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm dhe bomberi i famshëm ka zgjedhur të rikthehet në shtëpi. /abcnews.al