Vendimi i gjykatës që dënoi Rusinë, ekspertët shpjegojnë në LOG. si ndikon në negociata

schedule10:35 - 18 Mars, 2022

schedule 10:35 - 18 Mars, 2022

Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi të OKB-së, që i kërkon Rusisë të ndërpresë operacionet ushtarake në Ukrainë, u shpjegua në emisonin LOG. Pjesa e tretë e emisionit, me titull “Negociatat, sinjal paqeje, gjykata dënon Rusinë” iu kushtua kushtua zhvillimeve në Ukrainë.

Të ftuar Paskal Milo, Hektor Ruci dhe Petrit Nathanaili, analizuan vendimin nën dritën e negociatave për paqe. Sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare Hektor Ruci, vendimi i ndërmjetëm përdor një formulim detyrues. Kurse profesor Milo ishte më i nuancuar kur tha se kjo gjykatë nuk mund të urdhërojë. Profesor Ruci shpjegoi vendimin dhe qasjen e Rusisë në këtë çështje, ku edhe pse nuk mori pjesë, Rusia dha argumenta juridikë që sipas saj përligjin ndërhyrjen ushtarake në Ukrainë, por që u hodhën poshtë nga gjykata.

Vendimi i Gjykatës u përshëndet edhe nga presidenti Meta dhe ministrja e jashtme Xhaçka. Kurse presidenti ukrainas Zelenesky, pas publikimit të vendimit, u shpreh se moszbatimi i tij nga Rusia do ta izolonte atë edhe më shumë në arenën ndërkombëtare.

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Petrit Nathanaili vuri në dukje në LOG., se vendimi i kësaj Gjykate të OKB, që është e njëjta gjykatë që ka dhënë edhe opinionin në favor të pavarësisë së Kosovës, edhe nëse nuk zbatohet nga Rusia, ka një forcë të madhe morale dhe politike në kohën kur palët, veç luftës, janë ulur edhe në bisedime paqeje, për të gjetur një zgjidhje përfundimtare për luftën në Ukrainë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!