Babai i Klodian Rashës i cili u vra nga ish-polici Nevaldo Hajdaraj, ka folur për mediat pas përfundimit të seancës së këtij të fundit.
Ai theksoi se ky vendim nuk ka lidhje me drejtësinë, pasi sipas tij ky vendim ishte i padrejtë. Krimineli u shpreh ai paturpësisht u vesh me petkun e viktimës, ndërsa viktima mori pozicionin e kriminelit.
Qazim Rasha tha se kjo njollë e zezë nuk do të mund të hiqet dhe i bëri thirrje qytetarëve të ruajnë fëmijët.
“Falënderoj çdo person që trokiti në shtëpinë time. Çdo qytetar që dolën në protestë. Problemi është se kjo nuk ishte vrasje e zakonshme ishte makabritet që e kreu një sekt që epitetin njeri nuk ia vendos dot. Ai që ti paguan taksa për të mbrojtur jetën paturpësisht vret një djalë të ri në rrugën e shtëpisë së vet.
Pavarësisht ngjarjes, tragjedisë viktima merr pozicionin e kriminelit, krimineli u vesh me pektun e viktimës. Kjo është një ngjarje që tronditi themelet e mbarë shoqërisë jo vetëm të shtëpisë time.
Mesazhi im ka qenë vetëm një. Djali im iku, por ky rast të jetë një shembull që edhe ai gjyqtari edhe ju të ruani fëmijët tuaj.
Si mund të quash drejtësi kur çdo gjë është e qartë dhe me një të rënë të rastin jep gjykimin e shkurtuar. Ky rast mund të bëhej shembull sepse është një rast ekzemplar, mendoj që nga kjo drejtësi e re disa llumra duhet të fshihen”, tha babai i Klodian Rashës.
/abcnews.al/