Vendimi i Federatës për ndeshjet në Serie A, topi kalon në anën e qeverisë

schedule13:19 - 24 Shkurt, 2020

schedule 13:19 - 24 Shkurt, 2020

Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka marrë një vendin në lidhje me javën e ardhshme në Serie A. 4 ndeshje nuk u zhvilluan ditën e djeshme nga frika e koronavirusit, teksa drejtuesit e futbollit italian duan që të luhet në fundjavë, por pa praninë e tifozëve.

FIGC i ka kërkuar qeverisë italiane që ndeshjet të luhen në ditët e përcaktuara dhe disa prej tyre të zhvillohen me dyer të mbyllura. Juventus-Inter është supersfida e javës së 26-të në kampionatin italian dhe me shumë mundësi do të shijojmë një duel pa emocionet dhe atmosferën e tifozëve.

Sky Sport raporton se një nga idetë ishte që java e ardhshme të luhej 24 orë pas datave dhe orareve të përcaktuara, por ky opsion është i pamundur prej impenjimeve në Kupën e Italisë dhe ra poshtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!