Vendimi i Biden për Ukrainën/ Nazarko: I rrit vlerat Trump. Hoxhaj: Përpara se Trump të vijë në pushtet duhet që lufta të “ngrijë”

schedule20:39 - 18 Nëntor, 2024

schedule 20:39 - 18 Nëntor, 2024

Raketat amerikane, që iu dhuruan Kievit dhe që kanë rreze veprimi nga 140 – 300 km largësi, mund të ndryshojnë dinamikat në frontin e betejës. Deri më tani nuk janë raportuar raste të goditjes së bazave ruse.

I ftuar në studion e “Real Story” komentatori politik Mentor Nazarko u shpreh se roli i Trump është I rëndësishëm dhe se përshkallëzimi i luftës, e rrit vlerën e tij nëse ndërhyn mes palëve.

“Presidenti Trump do të jetë I lumtur nga ky vendim pavarësisht se njerëzit e tij e quajnë si luftë e tretë, sepse ky përshkallëzim e rrit vlerën e ndërhyrjes së Trump mes palëve dhe procesit. Mendoj që është në vjim e sipër dhe do të ketë një angazhim të Elon Musk, Trump më duket si I komanduar prej tij. Në ato arsyet që kanë dhënë strategjikisht arsyeja  më immediate është që Ukraina të mbajë rusët. Rusët kanë grumbulluar shumë ushtarë. Në pikëpamjet dinamike ndërluftuese ,mendohet që përdorimi I këtyre raketave mund të ndihmojë që të ulet presioni mbi ata ukrainas.

Eksperti I marrëdhënieve ndërkombëtare, drejtpërsëdrejti nga Mbretëria e Bashkuar u shpreh se ky vendim I Biden është diskutuar nga Trump si dhe solli në vëmendje takimin mes përfaqësuesve të Britanisë së Madhe dhe kryeministrit të Kinës.

“Unë besoj që vendimi I Biden ka qenë I këshilluar nga Trump sepse është diskutuar lufta. Nëse analizojmë pozitën e zv presidentit, është që duhet të ulemi me Ukrainën dhe të ngrijmë luftën aty ku është dhe kjo I jep një dorë Ukrainës që të shtyjë më tej ushtrinë ruse që të ulen. Është një vendim për të inkurajuar Mbretërinë e Bashkuar, Britania është takuar për herë të parë pas 6 vitesh më kryeministrin kinez dhe pjesë e diskutimit ka qenë si duhet të zgjidhet situata në Ukrainë. Përpara se Trump të vij në pushtet, lufta të ngrihet aty ku është.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!