Vendimet për vakanca në Gjykata: Kandidatët që do të përballen me intervistimin

schedule14:08 - 26 Shkurt, 2020

schedule 14:08 - 26 Shkurt, 2020

Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Këshillit të Lartë Gjyqësor në lidhje me vakancat.

Sokol Sadushi, Ervin Pupe dhe Ervin Panda janë kandidatët që ditën e nesërme do të përballen me intervistimin dhe më pas lista përfundimtare do ti kalojë presidentit për verfikim.

Gjithashtu vijojnë verifikimet edhe për një kandidat tjetër i cili kandidon për vendin e katërt vakant nga radhët e jo gjygjqtarëve.

Gazetarja Glidona Daci tha për abcnews.al se Këshilli i Lartë Gjyqësor ka miratuar rregulloren për kriteret që do të duhet të plotësojnë kandidatët për të qenë pjesë e Gjykatës së Lartë dhe Gjykatave të Posaçme.

Gjyqtarët nuk duhet të kenë masa disiplinore. Duhet të kenë 10 vite eksperiencë pune, të kënë kaluar Vettingun. Pritet të kemi një finalizim të procesit. Në sallë pati edhe diskutime mes anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor pasi një nga anëtarët kërkoi të hapej gara për 14 vendet vakante, por kjo nuk u pranua.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!