Vendimet e qeverisë/ Shfuqizohet Bordi i Transparencës për karburantet

schedule12:31 - 7 Qershor, 2023

schedule 12:31 - 7 Qershor, 2023

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Këshilli i Ministrave vendosi të shfuqizojë Bordin e Transparencës për hidrokarburet. Vendimi u njoftua nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj

“Ngritëm një bord të transparencës për kontrollin dhe monitorimin e cmimit të tregut të hidrokarbureve.

Përcaktuam marzhe fitimi me qëllim limitin e cmimit të tregut dhe të limitonim abuzimet me kompanitë e tregtimit. Tregjet janë stabilizuar në cmimet që ishin përpara krizës. Bazuar edhe në vendimin e Kushtetueses, sot morëm vendim për shfuqizimin e Bordit të hidrokarbureve.” u shpreh Ibrahimaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!