Vendimet e Qeverisë/ Mazniku: Ngrihet Këshilli Konsultativ i Pushtetit Vendor

schedule13:09 - 17 Prill, 2024

schedule 13:09 - 17 Prill, 2024

Ministri për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, pas mbledhjes së qeverisë, deklaroi se do të ngrihet Këshilli Konsultativ i Pushtetit Vendor me 11 përfaqësues nga qeveria dhe 11 nga pushteti vendor.

Sakaq ai saktësoi se kjo do të shërbejë për të konsultuar nismat ligjore që lidhen me bashkitë.

“Do të ngrihet Këshilli Konsultativ i Pushtetit Vendor, 11 përfaqësues nga qeveria dhe 11 nga Pushteti vendor, për të konsultuar nismat ligjore që lidhen me bashkitë.

Një element i dytë është krijimi i një strukture teknike të marrë në shqyrtim aktet nga ana teknike para se të kalojë proceset e tyre të miratimet. Kemi vendosur që përtej kërkesave ligjore për dialog dy herë në vit, nga maji i vitit që vjen, të kemi takim në mënyrë periodike për mujore online”, tha ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!