Vendimet e qeverisë, Kushi: Do vendosim oficerë sigure edhe në shkollat e arsimit bazë, shtohet numri i mësuesve ndihmës

schedule13:06 - 29 Korrik, 2022

schedule 13:06 - 29 Korrik, 2022

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se në mbledhjen e sotme të qeverisë, është marrë vendimi për të shtuar numrin e punonjësve psikosocial dhe mësuesve ndihmës në shkola.

Ajo tha se do të shtohet gjithashtu numri i oficerëve të sigurisë, të cilët tashmë do të jenë edhe në shkollat e arsimit bazë.

“Synojmë të forojmë një sistem arsimor cilësor, të barabartë dhe gjithëpërfshirës. Në këtë kuadër ne kemi vendosur të rrisim numrat edhe për punonjësit psikosocial dhe mësuesit ndihmës. Do shtohen 205 punonjës psikosocial dhe 250 ndihmës për nxënësit me aftësi ndryshe. Sot vijmë me një tjetër vendi

Kemi vendosur të rrisim numrat për oficerët e sigurisë. Vendosëm të kemi edhe 70 oficerë sigurie më shumë. Qëllimi është të ofrojmë më shumë siguri për nxënësit jo vetëm brenda shkollës, por edhe përreth saj. Këtë do e realizojmë në bashkëpunim me shkollat e institucionet lokale.

Risia e këtij vendimi është që oficerët e sigurisë nuk do jenë vetëm në shkollat e mesme, por edhe në shkollat e arsimit bazë, duke i dhënë më shumë prioritet shkollave që kanë një numër më të lartë nxënësish”, tha Kushi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!