Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, u shpreh sot pas mbledhjes së qeverisë se ministria po përgatitet për sezonin e ardhshëm veror.
Në njoftimin e vendimeve të qeverisë, Kumbaro bëri me dije se qeveria miratoi sot ndryshimin e kufirit minimal të stacioneve të plazheve publike që do të përdoren nga bashkitë.
Kufiri minimal është rritur me 10%, që do të thotë nga 20 që ishte, vitin tjetër kufiri minimal do të jetë 30%.
“Qeveria po përgatitet për sezonin e ardhshëm veror, që të jetë më i mirë se sa ky që kaluam. Ndryshimi i kufirit minimal i stacioneve të plazheve publike që do të përdoren nga bashkitë. E rritëm më 10% , nga 20 e çuam në 30%.”, tha Kumbaro.
Gjithashtu Mirela Kumbaro tregoi vendimin e qeverisë për stacionet e ankorimit për mjetet lundruese duke thënë se aplikimet do të nisin që më 1 nëntor të këtij viti.
“Do të futen vitin tjetër dhe 2 masa për turizmin siç janë stacionet e ankorimit për mjetet lundruese. Për vitin që vjen, aplikimet në sistemin online fillojnë më 1 nëntor. I gjithë procesi do të kryhet brenda vjeshtës dhe dimrit të vitit 2022”, tha Kumbaro.
/abcnews.al/