Dje u luajtën përballjet e raundit të parë të Kupës së Shqipërisë, që këtë sezon ka ndryshuar format. Bojkoti i klubeve ka ndikuar që në Kupë të luhet me një takim të vetëm.
Problemet nuk munguan dhe Komisioni i Disiplinës është mbledhur ditën e sotme, duke marrë disa vendime të ndryshme, aty ku bien në sy pezullimet e disa lojtarëve dhe humbja në tavolinë e Luftëtarit.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës
–Lojtari i FK Dinamo, Plarent Fejzaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
-Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/2 të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
-Lojtari i KF Skënderbeu, Sciprim Taipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 1 (një) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
-Lojtari i FK Tomori, Orgest Gava, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/d të KDS dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
-KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kupën e Shqipërisë kundër FK Elbasani, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/a/c të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe dënohet me mospjesëmarrje në sezonin pasardhës të Kupës së Shqipërisë. /abcnews.al