Vendim i papritur te “Verdheblutë”, Nevil Dede mbyll bashkëpunimin me AF Elbasanin

schedule14:48 - 1 Korrik, 2024

schedule 14:48 - 1 Korrik, 2024

I ringjiti në elitën e futbollit shqiptar, mirëpo nuk do të jetë pjesë e stafit sezonin e ardhshëm, për të shijuar frytet e punës së tij, me teknikun Nevil Dede, i cili që prej mesditës së kësaj të hëne nuk është më trajneri i “Verdhebluve” të Elbasanit, duke lënë menjëherë detyrën e duke habitur jo pak tifozët.

Njoftimi për këta të fundit erdhi nga vetë klubi “Verdheblu”, të cilët me anë të një postimi në profilin zyrtar të klubit, në rrjetet sociale theksuan se klubi dhe trajneri kanë mbyllur bashkëpunimin, teksa më tej kanë falenderuar teknikun për punën e kryer në stolin e skuadrës së tyre, ku siç theksuam i siguroi edhe “biletën” e rikthimit në Superiore.

“Njoftim! AF Elbasani dëshiron të njoftojë të gjithë opinionin futbolldashës në Elbasan për ndërprerjen e bashkëpunimit mes klubit dhe trajnerit Nevil Dede. Politikat dhe strategjia e klubit nuk u gjendën në vija të përbashkëta kooperimi me trajnerin dhe për rrjedhojë të dyja palët dakordsuan ndërprerjen e kontratës së përbashkët.

AF Elbasani i përcjell falenderimet më të sinqerta trajnerit për të gjithë kontributin e dhënë sezonin e shkuar si trajner i skuadrës në përmbushjen e objektivave dhe i uron suksese të mëtejshme në karrierën e tij!”,- thuhet në postimin e klubit “Verdheblu”. /i.m /abcnews.al

Postimi i klubit të Elbasanit:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!