Jaroslav Silhavy, trajneri 62 vjeçar i Republikës Çeke, ka dhënë dorëheqjen pasi siguroi kualifikimin në “Euro 2024”.
Silhavy mori drjetimin në shtator të vitit 2018 dhe udhëhoqi Çekinë në çerekfinalet e Euro 2020. Ata gjithashtu rezervuan vendin e tyre për në Kampionatin Europian verën e ardhshme, duke mposhtur ditën e hënë Moldavinë me rezultatin 3-0.
“Edhe pse jemi të lumtur tani, ne kishim vendosur tashmë para ndeshjes që të mos vazhdonim më aventurën së bashku. E informova presidentin Petr Fouska për këtë vendim. Presioni ishte i madh tashmë, ndonjëherë as që e kuptoja. Kjo gjë gjithashtu kontribuoi në vendimin tonë”, tha tekniku 62-vjeçar./ h.ll/abcnews.al