Më 3 dhjetor, banorët dhe viztorët e fshatit turistik Nida në Lituani mund të shikonin një pamje përrallore. Për shkak të motit të ftohtë, stolat dhe shtyllat ishin të mbuluara me një shtresë të trashë akulli.
Fotografitë e “skulpturave” të akullit dhe një sheshi patinazhi të formuar pranë plazhit u bënë virale në rrjetet sociale.
Meqenëse moti në rajon vazhdon të jetë i pafavorshëm, ka shumë të ngjarë të jetë e mundur që vizitorët të admirojnë peizazhin e dimrit për disa ditë të tjera. /abcnews.al