Vendi që po përgatitet “për më të keqen” pasi lehtësoi masat shtrënguese nga koronavirusi

schedule04:29 - 2 Qershor, 2020

schedule 04:29 - 2 Qershor, 2020

Iranianët janë paralajmëruar që të përgatiten për më të keqen, pasi vendi mund të përballet me një valë të dytë koronavirusi. Republika Islamike, që është një nga vendet më të prekura në Lindjen e Mesme, nisi të lehtësonte masat në prill, pas uljes së numrit të viktimave.

Por, ditwt e fundit në Iran u shënuan rreth 3000 raste të reja me Covid-19, shifra më e lartë që kur u liruan masat. Sipas autoriteteve vendore, kjo rritje i faturohet pjesëmarrjes së njerëzve në dasma dhe funerale, pavarësisht se u është kërkuar të mos e bëjnë këtë gjë.

Ministri i Shëndetësisë, Saeed Namaki, tha: “Njerëzit mendojnë se koronavirusi iku. Ka edhe zyrtarë që mendojnë kështu. Por, jo vetëm që nuk ka ikur, por në çdo moment mund të vijë një valë e dytë, që ndoshta mund të jetë më e fortë. Nëse njerëzit nuk respektojnë protokollin, duhet të përgatitemi për situatën më të keqe të mundshme”.